Ofensiva e talebanëve nuk ndalet, sulmohet aeroporti i Kandaharit

  • A.P /
  • 01 August 2021 - 11:47
Ofensiva e talebanëve nuk ndalet, sulmohet aeroporti i Kandaharit

Talebanët vijojnë pa reshtur sulmet e tyre ndaj forcave qeveritare pas tërheqjes së trupave amerikane dhe atyre të NATO.

Pasi kanë marrë kontrollin e pothuajse pjesës më të madhe të territorit dhe kanë ekzekutuar këdo që i ka dalë përpara, talebanët kanë sulmuar së fundmi dhe aeroportin e Kandaharit.

3 raketa janë lëshuar në drejtim të këtij objekti të rëndësishëm në Afganistan mëngjesin e së dielës duke shkaktuar ndërprerjen e fluturimeve. 2 nga mjetet shpërthyese ranë në pistë.

Prej disa muajsh çështja e menaxhimit të aeroporteve të Afganistanit është bërë një objekt debati për shkak të rëndësisë që kanë në rajon.

Turqia ka shprehur gatishmërinë të marrë kontrollin e menaxhimit të aeroportit të Kabulit, por më pas ka kërkuar dhe mbështetjen e SHBA me logjistikë dhe financa. Nga ana tjetër, talebanët i kanë bërë thirrje autoriteteve turke që të tërhiqen nga ky plan.

(Kosova Sot Online)