Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Bordit të ZRrE-së

  • G.g /
  • 02 August 2021 - 13:50
Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Bordit të ZRrE-së

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Kryetarin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe dy anëtarë të këtij bordi.

Ymer Fejzullahu ka marrë besimin e deputetëve për ta drejtuar këtë bord me mandat pesëvjeçar, ndërkar për anëtarë janë zgjedhur Lutfije Dërvishi dhe Gani Buqaj.

Fejzullahu ka marrë 64 vota, Dërvishi 65 vota, ndërkaq Buqaj 60 sish.

(Kosova Sot Online)