Lexoni edhe:
Detaje si ndodhi aksidenti në Ferizaj ku vdiq 17 vjeçari
Një aktivist bjellorus që jetonte në ekzil në Ukrainë u gjet i varur në një park pranë shtëpisë së tij në Kiev të martën dhe policia ukrainase nisi një hetim vrasjeje.
Vitaly Shishov, i cili udhëhoqi një organizatë me bazë në Kiev që ndihmon Bjellorusët që ikin nga persekutimi, ishte raportuar i zhdukur nga partneri i tij të hënën pasi nuk arriti të kthehej në shtëpi pasi që kishte dal për vrap.
Policia tha se po merrte në konsideratë mundësinë e vetëvrasjes ose të një vrasjeje të organizuar për t’u shfaqur si vetëvrasje, raporton Reuters.
Detaje si ndodhi aksidenti në Ferizaj ku vdiq 17 vjeçariLexoni edhe:
Shishov ishte gjetur me gërvishtje në hundë dhe gju, por ishte shumë herët për të përcaktuar nëse ai ishte sulmuar, tha shefi i policisë kombëtare të Ukrainës Ihor Klymenko në një konferencë.
Shishov, 26 vjeç, ishte ndjerë nën mbikëqyrje të vazhdueshme që kur u largua nga Bjellorusia vitin e kaluar pasi mori pjesë në protestat anti-qeveritare, thanë kolegët e tij. Ai ishte paralajmëruar për kërcënimet e mundshme, duke përfshirë rrëmbimin ose vrasjen.
Ukraina, Polonia dhe Lituania janë bërë parajsë ekzili për Bjellorusët gjatë goditjes nga Presidenti Aleksandër Lukashenko pas zgjedhjeve të diskutueshme vitin e kaluar. Dhjetëra mijëra njerëz janë arrestuar dhe figurat kryesore të opozitës ose janë në burg ose jetojnë jashtë vendit.
(Kosova Sot Online)