Sokol Bashota kandidat i PDK’së për kryetar të Klinës

  • A.P /
  • 03 August 2021 - 21:35
Sokol Bashota kandidat i PDK’së për kryetar të Klinës

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kandidat i kësaj partie të kryetar të Klinës është Sokol Bashota. Sipas Memli Krasniqit, Bashota do e zhvillonte qytetin. Bashota ka udhëhequr me këtë komunë në të kaluarën në tre mandate.

“Në këto katër vjetët e fundit, stagnimin e Klinës e ka parë secili. Çdokush mund ta ketë një rast për t’u dëshmuar, por askush s’mund t’i ketë dy raste pa dëshmuar asgjë. Prandaj, qytetarët e Klinës po e kërkojnë rikthimin e PDK-së, sepse e dinë që zhvillim për Klinën ka vetëm me PDK-në”, tha Memli Krasniqi.

“Ata e njohin Sokolin e ia njohin përkushtimin dhe më 17 tetor zgjedhjen e kanë të lehtë. Ai jo veç që është alternativa më e mirë, por është edhe garancia e vetme për ta ndërtuar një rrëfim të ri dhe për ta kthyer Klinën pa kurrfarë vonese e pengese në rrugën e zhvillimit që sot i mungon”, theksoi ai.

Shkrimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Gjithçka që është zhvilluar në Klinë, që nga pas lufta, e ka vulën e PDK-së. Sokol Bashota ka dhënë shembullin e liderit të devotshëm që u rri afër qytetarëve, që angazhohet për ta, që punon mirë dhe fort për ta, pa lënë askënd prapa.

Në këto katër vjetët e fundit, stagnimin e Klinës e ka parë secili. Çdokush mund ta ketë një rast për t’u dëshmuar, por askush s’mund t’i ketë dy raste pa dëshmuar asgjë. Prandaj, qytetarët e Klinës po e kërkojnë rikthimin e PDK-së, sepse e dinë që zhvillim për Klinën ka vetëm me PDK-në.

Ata e njohin Sokolin e ia njohin përkushtimin dhe më 17 tetor zgjedhjen e kanë të lehtë. Ai jo veç që është alternativa më e mirë, por është edhe garancia e vetme për ta ndërtuar një rrëfim të ri dhe për ta kthyer Klinën pa kurrfarë vonese e pengese në rrugën e zhvillimit që sot i mungon.

(Kosova Sot Online)