
Lexoni edhe:
Zjarr edhe në Podujevë, digjet një shtëpi
Izraeli po përballet me rritje të numrit të rasteve me Covid-19. Kjo gjendje e ka shtyrë qeverinë që qytetarëve t’iu bëjë thirrje për më shumë kujdes.
Në një deklaratë të qeverisë, qytetarët u paralajmëruan që t’i shmangin grumbullimet dhe të vaksinohen menjëherë. “Përndryshe, nuk do të ketë zgjidhje tjetër përpos vendosjes së masave më të ashpra, përfshirë mbylljen”, thuhet në deklaratë.
Për më tepër, izraelitët u këshilluan që të mos i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, të mos përqafohen, të mos puthen dhe ta shmangin grumbullimin e panevojshëm në vende të mbyllura, shkruan CNN.
Zjarr edhe në Podujevë, digjet një shtëpiLexoni edhe:
Javën e kaluar, qeveria izraelite e miratoi përdorimin e dozës së tretë për personat mbi moshën 60-vjeçare, të cilët e kanë marrë dozën e dytë para më shumë se pesë muajve.
Për shkak të rritjes së numrit të rasteve, qeveria izraelite i ka ashpërsuar masat kundër pandemisë, përfshirë kërkesën për karantimin për të huajt e disa shteteve, përfshirë Francën, Italinë dhe Shtetet e Bashkuara, edhe nëse ata janë të vaksinuar.
Muajin e kaluar, Izraeli e ndaloi plotësisht hyrjen për shtetasit e Argjentinës, Bjellorusisë, Brazilit, Qipros, Gjeorgjisë, Britanisë së Madhe, Indisë, Kirgizisë, Meksikës, Rusisë, Spanjës, Afrikës Jugore, Turqisë dhe Uzbekistanit, me përjashtim të atyre që marrin leje të veçantë nga autoritetet izraelite.
(Kosova Sot Online)