Priten reshjet e shiut, parashikimi i motit për dy ditët në vijim

  • A.P /
  • 05 August 2021 - 17:09
Priten reshjet e shiut, parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të premten mbi vendin tonë parashihen vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ndryshëm, parashikon Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Në fushat termike do të ketë rënje në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.

(Kosova Sot Online)