
Lexoni edhe:
Apeli kthen në rivendosje rastin e Liburn Aliut dhe të tjerëve
Disa qytetarë të Shtimes janë ankuar se po përballen me reduktime të mëdha të ujit të pijshëm. Ata thonë se nuk kanë alternativa tjera për furnizim me ujë, përveç ujësjellësit.
“Në Shtime asnjëherë nuk bëhët njoftim zyrtar për reduktim nga ujësjellsi. Reduktimet janë pa asnjë paralajmërim dhe pa orar. Uji ndërpritet në mengjes, gjatë ditës, në mbremje, dhe kjo ndodh çdo ditë qysh nga fillimi pandemisë COVID-19”, thotë një qytetar, i cili ka dashur të mbetet anonim.
Apeli kthen në rivendosje rastin e Liburn Aliut dhe të tjerëveLexoni edhe:
Gazeta ka provuar që për këtë çështje të marrë përgjigje zyrtare nga Komuna e Shtimes, por nuk kanë qenë të qasshëm.
Ditëve të fundit, probleme të ngjashme me mungesë të ujit janë raportuar edhe nga disa komuna tjera.
(Kosova Sot Online)