Lexoni edhe:
Ekspertët tregojnë se kur mund të flitet për imunitet tufe ndaj variantit Delta
Vetëm në Nordrhein-Westfalen, më shumë se 150 shkolla u dëmtuan, së bashku me më shumë se 200 qendra të kujdesit ditor
Dëmi i shkaktuar nga përmbytjet vdekjeprurëse në korrik në Gjermani ka të ngjarë të tejkalojë 26 miliardë eurot (30,6 miliardë dollarë), thanë zyrtarët.
“Vetëm kostoja në landin e Nordrhein-Westfalen pritet të jetë më shumë se 13 miliardë euro”, tha kryeministri Armin Laschet në një seancë speciale të parlamentit të rajonit.
Ekspertët tregojnë se kur mund të flitet për imunitet tufe ndaj variantit DeltaLexoni edhe:
Dëmi në landin fqinj të Rheineland-Pfalzit, ku mbetën të vdekur 184 persona, pritet të jetë të paktën po aq i lartë.
“Fondi i planifikuar kombëtar për rindërtimin do të duhej të përfshinte fonde midis 20 dhe 30 miliardë eurosh”, shtoi Laschet, transmeton Dpa.
Vetëm në Nordrhein-Westfalen, më shumë se 150 shkolla u dëmtuan, së bashku me më shumë se 200 qendra të kujdesit ditor.
Laschet i përshkroi përmbytjet si fatkeqësinë më të keqe natyrore që ka goditur landin që nga themelimi i republikës federale gjermane, në vitet menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.
(Kosova Sot Online)