Harta e NASA-s ngjyroset me të kuqe, bota po digjet

  • A.P /
  • 10 August 2021 - 16:00
Harta e NASA-s ngjyroset me të kuqe, bota po digjet

Nga Greqia, Turqia dhe Italia në Kaliforni, nga Australia në Siberi, Amazonë dhe Afrikë, bota po digjet dhe kjo mund të shihet qartë nga imazhi i publikuar nga NASA. Bëhet fjalë për hartën në kohë reale, ku pikat e kuqe tregojnë zonat me temperatura të larta dhe vatra aktive zjarri.

Mund të shihet se të prekura janë një pjesë e madhe e Amerikës Veriore dhe Jugore dhe zonat Qendrore të Afrikës.

Në Republikën Demokratike të Kongos shtresa e tymit është aq e dendur sa shumë zona janë plotësisht të mbuluara.

Nën pushtetin e flakëve janë edhe Gadishulli Arabik, brigjet e Mesdheut dhe Europa Verilindore, ndërsa në Azi po digjen brigjet e Indisë, Siberisë, Kinës, Malajzisë dhe Indonezisë.

Sipas NASA-s përhapja, pozicioni dhe momenti i shpërthimit të zjarreve sugjerojnë se ato janë të qëllimshme e janë ndezur për arsye bujqësore.

 


(Kosova Sot Online)