Gjendet e vdekur një 25-vjeçare

  • A.P /
  • 15 August 2021 - 14:37
 Gjendet e vdekur një 25-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një 25- vjeçare është gjetur e pajetë këtë të dielë në shtëpinë rezidenciale të fëmijës, Vlorë, nga stafi mjekësor.

Uniformat blu bëjnë me dije se viktima është shtetasja D.D. 25 vjeç e cila vuante nga epilepsia.

Ndërkohë trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot, rreth orës 10:00, në shtepinë rezidenciale të fëmijës, Vlorë, nga stafi mjeksorë, është gjetur pa shenja jete, shtetasja D. D., 25 vjeçe, e cila vuante nga sëmundja e Epilepsisë.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)