
Lexoni edhe:
Rreth 400 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet në Kosovë, 17 në gjendje të rëndë
Talibanët kanë marrë në kontroll ruajtjen e ambasadës ruse në Kabul, tha sot i dërguari special i presidentit rus për Afganistanin, Zamir Kabulov.
“Ata tashmë kanë marrë përsipër ruajtjen e ambasadës ruse,” tha Kabulov për stacionin radio Echo Mockvi.
Një pjesë e stafit të ambasadës ruse në Kabul do të marrë leje ose do të largohet nga ambasada, tha Kabulov.
Talibanët hyn në Afganisan ditën e djeshme, 15 gusht, duke shkaktuar trazira, me mijëra afganë që tentojnë të braktisin vendin për shkak të frikës dhe panikut nga talibanët.
Raportohet se janë vrarë pesë persona sot, 16 gusht, në Aeroportin e Kabulit në Afganistan.
(Kosova Sot Online)