Mbi 2 milionë afganë janë refugjatë në Pakistan dhe Iran
Konflikti me dekada në Afganistan ka bërë që qindra mijëra afganë të kërkojnë strehim në vendet fqinje dhe gjerë.
Një hartë e UNHCR-së tregon se deri në dhjetor të vitit 2020, mbi 2 milionë afganë jetojnë jashtë kufijve të Afganistanit.
Sipas Komisionit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), në fund të vitit të kaluar, 1,435,445 afganë jetonin në Pakistan. Shumica , pra 69% – po qëndronin në zona urbane.
Numër i madh i afganëve jetojnë edhe në Iran.
Sipas kësaj harte të UNHCR-së, Irani është shtëpia e rreth 780,000 afganëve.
Ndërsa Pakistani në masë të madhe i lejon refugjatët të përzihen me popullsinë vendase, Irani shpesh i kufizon refugjatët në kampe, shton organizata.
(Kosova Sot Online)
