Lexoni edhe:
Mësohet vendi ku po fshihej Dardan Krivaqa, prokuroria publikon detaje të reja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Golemit, ku është mbytur një pushues.
Bëhet me dije se mbytur një pushiesi nga ukraina shtetasi A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det.
Edhe pse pushesit e tjerë kanë bërë të mundur të nxjerrin të moshuarin nga deti, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Mësohet vendi ku po fshihej Dardan Krivaqa, prokuroria publikon detaje të reja Lexoni edhe:
“Rreth orës 11:30, në plazhin e Golemit, në breg të detit është gjetur pa shenja jete shtetasi Ukrainas A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.
Kujtojmë që në pak ditë, ky është viktima e katër që mbytet në vendin tonë. Kujtojmë që tre ditë më parë dy persona u mbytën në plazhin e Spillesë, ndërsa një tjetër në Velipojë.
(Kosova Sot Online)