
Lexoni edhe:
Reagon vëllai i Dardan Krivaqës, distancohet nga ai dhe kërkon dënim meritor për të
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 21 mijë e 719 vaksina kundër COVID-19.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Reagon vëllai i Dardan Krivaqës, distancohet nga ai dhe kërkon dënim meritor për të Lexoni edhe:
Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se deri tani në vend janë administruar 729 mijë e 554 vaksina.
Ndërsa 485 mijë e 319 persona janë vaksinuar me dozën e parë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.719 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729.554 doza të vaksinës. Deri më sot 244.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë që së fundmi është rritur numri i rasteve të infektuara me COVID-19.
Andaj edhe qytetarëve u është kërkuar që të vaksinohen sa më shpejt në mënyrë që të mbrohen nga ky virus.
(Kosova Sot Online)