
Duke bërë photoshooting, modelja 36-vjeçare sulmohet nga leopardi

Një modele 36-vjeçare është sulmuar nga një leopard gjatë një seti fotografik që shkoi keq në një kopsht zologjik në Gjermaninë lindore.
Gruaja pësoi dëmtime serioze në kokë brenda shtëpisë së dy leopardëve, Troy dhe Paris.
Policia tha se ajo u dërgua në spital të martën, 24 gusht me plagë të rënda.
Autoritetet e Burgenland thanë se po hetonin incidentin që ndodhi në shtëpinë e kafshëve në Nebra në shtetin Saksonia-Anhalt.
Tabloidi gjerman Bild e identifikoi viktimën si Jessica Leidolph. Është e paqartë se për çfarë po filmohej dhe kush e kishte organizuar xhirimin.
Kushtet e jetesës së kafshëve, sjellja dhe siguria e vendit u kontrolluan nga veterinerët vendas vetëm këtë muaj, thonë autoritetet e qarkut.
Grupi i të drejtave të kafshëve iu përgjigj sulmit duke bërë thirrje që macet e mëdha të mbaheshin vetëm në qendrat e njohura të shpëtimit ku ato nuk mund të shfrytëzoheshin për përfitime komerciale.
(Kosova Sot Online)