Pentagoni: Sulmet në Kabul erdhën nga kamikazë të ISIS’it

  • A.P /
  • 26 August 2021 - 21:26
Pentagoni: Sulmet në Kabul erdhën nga kamikazë të ISIS’it

Katër shpërthime kanë ndodhur në aeroportin e Kabulit në Afganistan, si rezultat të paktën dhjetë ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe 60 civilë. Pentagoni dyshon se sulmet erdhën nga pjesëtar të ISIS’it, raporton Guardian.

Gjenerali amerikan McKenzie ka konfirmuar se sulmi në aeroportin e Kabulit erdhi si rezultat i dy kamikazëve me bomba që besohet se ishin pjesëtar të ISIS’it.

Numri ushtarëve amerikanë të vrarë në aeroportin e Kabulit po vazhdon të rritet. Pas shpërthimit të katërt, të paktën dhjetë ushtarë amerikanë kanë vdekur.

Ndërsa korrespodenti i Reuters, Idrees Ali, ka thënë se Pentagoni në një deklaratë zyrtare ka konfirmuar se kanë vdekur të paktën dhjetë ushtarë amerikanë dhe pritet që numri të rritet.

Pos ushtarëve amerikanë, të paktën 60 persona kanë vdekur nga këto tri shpërthime.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, po thërret një takim të hënën në lidhje me situatën në Afganistan, me të dërguarit e OKB-së për Britaninë, Francën, Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe Rusinë-anëtarët e përhershëm, të cilët kanë të drejtën e vetos në këshillin e sigurisë.

(Kosova Sot Online)