
Lexoni edhe:
Ora policore dhe masat e tjera, çfarë u vendos në takimin e Arben Vitisë me kryetarët e komunave
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se koncept-dokumenti i vettingut është drejt finalizimit.
Përmes një njoftimi për medie, MD bëri të ditur se sot u zhvillua një takim i përbashkët në mes të përfaqësuesve të Ministrisë dhe ekspertëve ndërkombëtarë lidhur me procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.
Në takimin e zhvilluar në mënyrë virtuale, ishte ministrja e Drejtësisë, Albulena HAxhiu, ku fokus i diskutimit në takim ishte analiza e ekspertëve ndërkombëtarë mbi Koncept-dokumentin për zhvillimin e procesit të Vetingut në sistemin e drejtësisë.
“Mbështetur nga Ambasada Britanike në Kosovë, ekspertët ndërkombëtarë, z. Ken Taylor dhe z. David Wells, shpalosen ekspertizën e tyre për koncept-dokumentin, bazuar në standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Fokus i veçantë i diskutimit në këtë takim ishin: kriteret profesionale dhe të integritetit lidhur me vetimin e gjykatësve dhe prokurorëve, vetimi i tyre në përputhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të privatësisë, nivelet e vetimit sipas hierarkisë dhe kohëzgjatja e vetimit.
“Gjithashtu janë diskutuar mekanizmat ligjorë me kompetencë për zhvillimin e vetingut si dhe opsionet e përshtatshme të cilat do të garantonin një proces të vetingut bazuar në kriteret profesionale, sipas standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.
MD zotohet se do të ndjek këtë bashkëpunim me prioritet të veçantë me qëllim të finalizimit të këtë procesi, i cili vlerësohet të jetë nga më të rëndësishmit për të çuar përpara reformën në drejtësi për të garantuar mirëfunksionimin e institucioneve të drejtësisë.
(Kosova Sot Online)