
Lexoni edhe:
Gjysmë milioni afganë mund të ikin nga vendi, thotë UNHCR
Situata e jashtëzakonshme në vend si rezultat i rritjes enorme të rasteve të reja të infektimeve me COVID dhe atyre të vdekjeve, kanë bërë që në adresë të Vitisë të shkojnë kritika të shumta, madje edhe kërkesa për dorëheqje. Një e tillë Vitisë i ka shkuar edhe nga deputeti i GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Karameta, i cili është pjesë e partisë së themeluar nga Vjosa Osmani
Kritika e Karametës meqë vinte nga brenda koalicionit ishte më goditëse për Vitinë. Në përpjekje e sipër për të neutralizuar një çortim të tillë, në mbrojtje të Vitisë u hodh bashkëpartiakja e Karametës, Donika Gërvalla, e cila në ditën kur Kosova shënoi 18 vdekje e mbi 2 mijë raste, tha se “heq kapelën para kolegut tim Arben Vitia.
Gjysmë milioni afganë mund të ikin nga vendi, thotë UNHCRLexoni edhe:
Vitisë në mbrojtje pas malit me kritika i ka dalë edhe zëvendëskryeministri dhe zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi. Ky i fundit ka bërë një përpjekje për të treguar se sa shumë punon ministri Vitia, apo siç e quan “Beni”, për të menaxhuar pandeminë dhe për të siguruar vaksina.
Bislimi në një postim në ‘facebook’ ka listuar takimet e bëra me Vitinë brenda katër dite dhe disa telefonata që kishte realizuar më kandidatin për kryetar të Prishtinës, si mbrojtje kundër atyre që po e kritikojnë.
Zëvendëskryeministri në këtë mes e ka përfshirë edhe një telefonatë që e kishte marrë ministri Vitia për ngushëllim me rastin e vdekjes së doktoreshës, Sevdije Korca, familjare e Bislimit.
“Një nga këto telefonata ishte edhe për të më shprehur ngushëllime për vdekjen e doktoreshës Sevdije Korca që është familjare e imja”, ka shkruar Bislimi.
(Kosova Sot Online)