
Lexoni edhe:
Masat edhe 10 ditë, çfarë pritet më pas
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka treguar se pse qytetarët kanë refuzuar të vaksinohen me Astra Zeneca, ndërsa thotë se nga 15 mijë qytetarë që ishin të interesuar të vaksionoheshin në ditë, numri i të interesuarve ka rënë në 5 mijë.
Ai thotë se për shkak të teorive konspirative dhe disa deklaratave të papërgjegjshme kanë ndikuar që qytetarët të hezitojnë e të mosvaksinohen me Astra Zeneca.
Masat edhe 10 ditë, çfarë pritet më pasLexoni edhe:
“Qysh nga fillimi i mandatit kam pasur takime me ambasadorë, e organizata të ndryshme e ministra të shteteve të ndryshme. Në prill të këtij viti kam pasur një takim me ministrin e shëndetësisë të Norvegjisë. Në vazhdën e këtij takimi, në qershor, kam marr një ofertë nga ministri i shëndetësisë së Norvegjisë për 188 mijë doza të vaksinave Astra Zeneca. Ne i kemi marrë ato vaksina dhe i kemi shpërnda menjëherë, disa teori, dorën në zemër, edhe deklarata të papërgjegjshme, edhe për afatin e skadimit bëri që qytetarët të hezitojnë të vaksinohen me këtë vaksinë. Nga 15 mijë të interesuar gjatë ditës, numri i të interesuarve ka rënë në 5 mijë. Ata nuk kanë dashur të vaksionohen me vaksinën Astra Zeneca”, tha Vitia në konferencën e mbajtur për media.
Kujtojmë se Astra Zeneca është e certifikuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Agjencia Federale e Barnave (FDA).
(Kosova Sot Online)