
Lexoni edhe:
Zhvillimet kaotike në Mal të Zi, reagon Memli Krasniqi: Kjo është ‘déjà vu’ e viteve ’90
Në Cetinje të Malit të Zi, ku shpërthyen trazira për shkak të kundërshtimit të shugurimit të mitropolitit Joanikije të Kishës Ortodokse Serbe atje, ishin të pranishëm edhe korrespondentë të dyshimtë rusë.
E tillë është edhe korrespondentja ruse Alina Arsenieva, e cila është gjithashtu autore e kanalit “Balkan Spy” në rrjetin social Telegram, që njihet për mbulueshmëri mediatike për Ballkanin Perëndimor.
Prezenca e korrespondentëve rusë në “zonat e nxehta” nuk mungon asnjëherë, e veçanërisht në vendet në të cilat kanë interesa gjeo-strategjike.
Së fundmi, Arsenieva është parë duke u fotografuar para mjeteve të blinduara të Policisë së Malit të Zi, ku nga praktikat e kaluara, përveç shpërndarjes së dezinformatave, gazetarët rusë kanë kryer edhe punën e spiunimit, siç edhe vërtetohet nga vete emri i kanalit të saj në Telegram.
Alina Arsenieva gjithashtu është korrespondente në Rifan.ru, ku mbulon pjesën e Ballkanit.
(Kosova Sot Online)