Përhapet edhe në Zvicër varianti “Mu” i COVID-19

  • E.K /
  • 06 September 2021 - 11:38
 Përhapet edhe në Zvicër varianti “Mu” i COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë shtoi një tjetër variant të COVID-19 në listën e saj të varianteve. Të hënën, OBSH tha se tani po monitoron zhvillimin e variantit “Mu”. Ky variant me shpejtësi ka filluar tashmë të përhapet në shtete të ndryshme.

Varianti Mu, i njohur zyrtarisht si B.1.621, u zbulua për herë të parë në janar në Kolumbi. 

Ky variant së fundmi është përhapur edhe në Zvicër.

Ky shtet ka raportuar 34 raste me variantin “MU”.

Autoritetet Shëndetësore në Zvicër (BAG) kanë raportuar për rastet me variantin e ri, ndonëse janë minimale deri më tash. Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke e përcjellë variantin e ri, që ka mutacione të shumëfishta.

Zëdhënësi i BAG-it, Gregoire Goignat, ka thënë për “20 minuten”, se nuk ka sinjale se varianti “Mu” mund të bëhet variant dominues në Zvicër.

(Kosova Sot Online)