Talibanët shpallin Qeverinë e re të Afganistanit

  • A.P /
  • 07 September 2021 - 17:28
Talibanët shpallin Qeverinë e re të Afganistanit

Talibanët njoftuan se kanë krijuar Qeverinë e re t Afganistanit, e cila do të udhëhiqet nga njëri prej themeluesve të tyre.

Zëdhënësi i grupit, Zabihullah Mujahid, tha se në krye të Qeverisë do të jetë Mullah Mohammad Hassan Akhund, ndërsa zëvendës i tij Mullah Abdul Ghani Baradar.

Mawlawi Haibatullah Akhundzada, ndërkaq, do të jetë udhëheqës suprem.

Talibanët kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të Afganistanit më 15 gusht.

(Kosova Sot Online)