Pas përjashtimit të Berishës, Basha mbledh grupin parlamentar

  • A.P /
  • 09 September 2021 - 22:26
Pas përjashtimit të Berishës, Basha mbledh grupin parlamentar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD-së në parlament do të zhvillojë një takim me deputetët e zgjedhur.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se kryedemokrati pas deklaratës për mediat ku dha lajmin e përjashtimit të Berishës, ka thirrur grupin parlamentar.

Ndërkohë pak më parë Basha në deklaratën e tij nga selia blu ka konfirmuar përjashtimin e Berishës nga grupi i partisë që themeloi 30 vite më parë, për legjislaturën e re që nis nesër, pasi SHBA e shpalli “non grata”.

Më këtë vendim Basha zgjidhi dilemën duke zgjedhur Amerikën përpara liderit historik të së djathtës shqiptare.

(Kosova Sot Online)