Protesta kundër vaksinës së detyrueshme

  • A.P /
  • 05 October 2021 - 14:37
Protesta kundër vaksinës së detyrueshme

Qytetarët amerikanë kanë protestuar kundër vaksinimit të detyrueshëm. Në videot e postuara në mediat sociale shihen protestuesit të cilët marshojnë në zona të ndryshme të New York.

Kryebashkiaku Bill de Blasio kishte paralajmëruar se punonjësit e pavaksinuar të shkollave nuk do të paguheshin dhe nuk do të punonin gjatë kësaj jave. Ata po planifikojnë të zëvendësojnë punonjësit që nuk janë vaksinuar nëse do të jetë e nevojshme.

SHBA ka regjistruar numrin më të lartë të të infektuarve dhe viktimave nga Covid, përkatësisht 44,682,835 raste dhe 722,268 viktima.


(Kosova Sot Online)