
Lexoni edhe:
Borrell reagon lidhur me marrëveshjen e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë
Fjala e re kroate – mljevenici, siç e quajti specialitetin i tij një restorant i Zagrebit, i cili në fakt është një version i qebapëve, prej ditësh është bërë temë në rrjetet sociale.
Pronari i restorantit, i cili më parë tha se e quajti specilitetin e tij gastronomik ashtu për të mos i ofenduar fqinjët sepse, sipas tij, Bosnja e Hercegovina konsiderohet vend i qebapëve, tani ka zbuluar recetën e këtij specialiteti.
Borrell reagon lidhur me marrëveshjen e fundit në mes Kosovës dhe SerbisëLexoni edhe:
Mishi i grirë përmban 60% mish viçi dhe 40% mish derri, të kombinuar me erëza dhe hudhër, dhe një pjesë prej 350 gramësh mishi shërbehet në një simite të bërë në shtëpi nga brumi i picës, i cili është i lyer me gjalpë me barishte dhe vaj ulliri.
Sidoqoftë, ajo që e dallon versionin kroat të qebapëve nga të gjithë të tjerët në rajon janë pjatat anësore.
Ky specialitet do të shërbehet në restorantin e përmendur kroat me patate të skuqura, sallatë franceze të bërë në shtëpi dhe sallatë me qepë me vaj kungulli.
(Kosova Sot Online)