Të premten shi e ftohtë

  • A.P /
  • 07 October 2021 - 19:39
Të premten shi e ftohtë

Në ditët e ardhshme vendi ynë përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, që sjellin përkeqësim të motit.

Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me reshje të shiut, që vende-vende ditën e enjte do të jenë pak më intensive.

Edhe temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme.

Sipas Prishtina Weather këtë të premte do të kemi mot të ftohtë, e kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu.

Temperaturat minimale zbresin nga 11C deri në 9C, edhe maksimalet zbresin deri në 12C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

(Kosova Sot Online)