Zaimi: Kandidatët e PDK-së s’po e përmendin fare PDK-në

  • E.K /
  • 08 October 2021 - 16:41
Zaimi: Kandidatët e PDK-së s’po e përmendin fare PDK-në

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Arbër Zaimi ka thumbuar kandidatët e PDK-së për kryetar komune.

Ai ka theksuar se atyre po u vjen turp ta përmendin emrin e PDK-së.

Reagimi i plotë:

Çka u bë kështu në këtë fushatë, Uran Ismajli po pretendon se nuk është i PDK, Bedri Hamza po pretendon se nuk është i PDK, Agim Aliu po pretendon se nuk është i PDK.

As në poster e billboard nuk po e përmendin partinë e tyre se u vjen turp.

Ma keni lënë Ushtarin e Rrugës vetëm…

(Kosova Sot Online)