
Lexoni edhe:
“Tani do të kemi një varr për t’i kujtuar si u flijuan për liri”, fjalët e djalit që i varrosi sot eshtrat e babait të vrarë në masakrën e Rezallës
H.TH, 53 vjeçare nga Ferizaj, në rrugën “Gjon Serreqi “, në Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.
Sipas policisë, portofoli i përkiste G. Sh, i moshës 25 vjeçar, student nga Ferizaj.
“Ajo menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit Gent Shabanit i kthehen paratë 91.52 euro, 5 franga dhe dokumentet e tij”, u tha në njoftimin e policisë.
Policia ka falënderuar qytetaren për, siç thonë ata, gjestin human dhe shembullorë.
(Kosova Sot Online)