
Lexoni edhe:
Këtyre moshave u takojnë dy viktimat e sotme të COVID-19 në Kosovë
Diplomati austriak, Alexander Schallenberg, u betua të hënën në postin e kancelarit të Austrisë.
Dy ditë më parë, paraardhësi i tij, Sebastian Kurz, dha dorëheqje për shkak të një hetimi për korrupsion kundër tij.
Këtyre moshave u takojnë dy viktimat e sotme të COVID-19 në KosovëLexoni edhe:
“Ne të gjithë presim që Qeveria tani t’i kthehet punës dhe së bashku t’i çojmë gjërat përpara”, tha presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, i cili kryesoi ceremoninë e betimit të kancelarit të ri.
Schallenberg, 52 vjeç, anëtar i Partisë Popullore të Austrisë, ka shërbyer si ministër i Jashtëm qysh në vitin 2019,.
Ambasadori i Austrisë në Francë, Michael Linhart, do ta marrë tani postin e ministrit të Jashtëm.
Kurz është nën hetime, pasi dyshohet se ka përdorur fondet e Qeverisë për të paguar reklama në një gazetë, në këmbim të mbulimit pozitiv të aktiviteteve të tij.
Kurz ka mohuar keqbërjet.
Ai ka dhënë dorëheqje, pasi partnerja e koalicionit, Partia e Gjelbër, ka kërcënuar se do të tërhiqet për shkak të skandalit.
(Kosova Sot Online)