
Lexoni edhe:
'Një tjetër kriminel lufte në rrugët tona', reagimi i avokatit serb për lirimin e Lukiqit që kreu krime në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 1 mijë e 516 raste të reja nga 114 mijë e 776 testime të kryera.
Sipas statistikave të autoriteteve shëndetësore në këtë shtet, në orët e fundit kanë humbur jetën gjithashtu 34 persona.
Në orët e fundit betejën me Covid në Itali e kanë fituar 2 mijë e 184 qytetarë.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,701,832 qytetarë mes të cilëve 131 335 kanë humbur jetën dhe 4 milion e 486 mijë e 391 kanë fituar betejën me këtë sëmundje.
(Kosova Sot Online)