BE miraton 1 miliardë euro ndihmë

  • A.P /
  • 12 October 2021 - 15:14
BE miraton 1 miliardë euro ndihmë

BE ka miratuar një paketë financiare prej 1 miliardë eurosh për Afganistanin gjatë samitit G20. Kjo shumë do të përdoret për të trajtuar emergjencat në vend dhe rajon, pasi situata socio-ekonomike në Afganistan vazhdon të përkeqësohet, duke rrezikuar qindra mijëra afganë me afrimin e dimrit.

Njoftimi vjen pas diskutimit të Ministrave të Zhvillimit të BE-së  për të parandaluar një katastrofë humanitare pa legjitimuar qeverinë e përkohshme talebane. “Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar një kolaps të madh humanitar dhe socio-ekonomik në Afganistan” tha Presidentja e Komisionit Europian.

(Kosova Sot Online)