Prishtinasi i lajmëron në Polici babanë dhe vëllain, thotë se po e keqtrajtojnë vazhdimisht

  • G.G /
  • 14 October 2021 - 10:36
Prishtinasi i lajmëron në Polici babanë dhe vëllain, thotë se po e keqtrajtojnë vazhdimisht

Policia e  Kosovës ka njoftuar se një person ka lajmëruar në Policinë e Kosovës se po keqtrajtohet vazhdimisht nga babai dhe vëllai i tij.

Rasti po hetohet në procedurë të rregullt.

Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në organet kompetente për trajtim.

“Prishtinë, 12.10.2021-22:00.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi është duke u keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë- babai dhe vëllai ti tij.  Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në organet kompetente për trajtim ndërsa rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)