Gjini del në konferencë për media pas rezultateve të Exit Poll-eve

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 19:39
Gjini del në konferencë për media pas rezultateve të Exit Poll-eve

Kryetari aktual i Komunës së Gjakovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka folur në një konferencë për media, pas publikimit të Exit Polleve të para nga mediave.

Gjini tha se matjet e deritanishme e nxjerrin fitues.

“Matjet na qesin që jemi fitues, pastër, tani me siguri deri në orën 9 do ta dimë saktë a do të përfundojë gara sonte apo do të kemi edhe raund të dytë të garës, gjasat janë se do të përfundojë sonte, por është korrekte me i pritë rezultatet që I nxjerr KQZ”, deklaroi Gjini.

Ndryshe, sipas Exit Pollit të UBO Consulting, Adrian Gjini i AAK-së, me 48% të votave, teksa e dyta është renditur Mimoza Kusari Lila me 34.1%.


(Kosova Sot Online)