
Nis numërimi në Drenas, prin kundërkandidati i Lladrovcit

Ka nisur numërimi i votave në Drenas, ku nga të dhënat e fundit të KQZ-së, kandidati Driton Ajazi merr 32.38 për qind të votave.
Ndërsa kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci deri tani ka marrë 28.83 për qind.
Ndërsa kandidati i VV-së, ka marrë 25.62 të votave, Xhavit Drenori nga GPD ka marrë 12.10 për qind të votave.
Kandidatja e LDK-së, Anduena Gllareva ka marrë 0.71 për qind të votave, ndërsa Arta Ahmeti Xhylani nga AAK ka marrë 0.36 për qind të votave.
(Kosova Sot Online)