
Numërohen mbi 30 për qind të votave në Mitrovicë, Bedri Hamza prin bindshëm

Nga 6.38 për qind të votave në Mitrovicë të Jugut, kandidati i PDK’së për kryetar, Bedri Hamza prin me 1.044 vota ose 49.20 për qind të tyre.
Ndërkaq, pasues i tij është kandidati i VV’së, Agim Bahtiri ka marrë 869 vota ose 40,95 për qind.
Armend Agolli i LDK’së radhitet i treti me 209 vota ose 9,85 për qind.
[20:24]
Nga njëra prej vendvotimeve të numëruara në fshatin Gushavc të kandidatit për kryetar të VV’së, Agim Bahtirit, Bedri Hamza ka arritur të marrë më se 30 për qind të votave.
Nga 868 votues, Bedri Hamza i ka marrë 139 vota ose 29,57 për qind të tyre, ndërkaq Agim Bahtiri 66,38 për qind.
[20:27]
Nga më se 19.262 vota të numëruara nga KQZ’ja në Komunën e Mitrovicës së Jugut ose afro 25 për qind të tyre, kandidati për kryetar nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka marrë 4.029 vota ose 53,63 për qind të tyre.
Ndërkaq, i dyti radhitet kandidati i VV’së për Mitrovicën, Agim Bahtiri, 2.685 ose 35,74 për qind e tyre.
Pas tij radhitet Armend Agolli i LDK’së me 799 vota ose 10,63 për qind.
Në Mitrovicën e Jugut kanë votuar gjithsej 78,546 persona.
[20:36]
KQZ’ja ka arritur të numërojë 34 për qind të votave në Mitrovicën e Jugut.
Bedri Hamza, kandidat për kryetar të Mitrovicës nga PDK’ja, nga 26,730 vota të numëruara, ka marrë 53,36 për qind të votave.
Ndërkaq, kandidati i VV’së për kryetar të Mitrovicës radhitet i dyti me 35,43 për qind.
I treti rangohet Armend Agolli me 11,21 për qind.
(Kosova Sot Online)