
Afër 30% të votave të numëruara në Pejë, Muhaxheri prin bindshëm
Janë numëruar afër 30% të votave në komunën e Pejës ku vazhdon të prijë bindshëm kryetari aktual, Gazmend Muhaxheri.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Muhaxheri ka 59.41% të votave, apo 6.084 vota.
I dyti, por shumë larg me vota, qëndron Gazmend Agusholli i VV-së me 20.24% të votave apo 2.074 vota gjithsej.
I treti është kandidati i AAK-së, Rrustem Berisha me 19.39% të votave apo 1.986 vota.
(Kosova Sot Online)