
Diferencë e thellë edhe në Lipjan mes kandidatit të LDK’së dhe VV’së

Diferencë e thellë edhe në Lipjan mes kandidatit të LDK’së dhe VV’së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri tash në Lipjan janë numëruar mbi 26 mijë vota.
Sipas numërimit të deritashëm, po prin Imri Ahmeti i LDK’së me 56.93 përqind. Pas tij renditet Adnan Rrustemi I VV’së me 22.35 përqind, pasuar nga Hyser Rizani i PDK’së me 18.88 përqind dhe Bashkim Budakova i AAK’së me 1.84 përqind.
(Kosova Sot Online)