Afër 60% të numëruara në Pejë, Muhaxheri prin bindshëm

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 21:43
Afër 60% të numëruara në Pejë, Muhaxheri prin bindshëm

[21:32] Janë numëruar afër 60% në komunën e Pejës. Aty po prin ende bindshëm Gazmend Muhaxheri me 60.07% të votave.

Muhaxheri ka mbledhur 13.510 vota, ndërkohë kandidati i dytë, Gazmend Agusholli ka 5.102 vota apo 22.68%. Rrustem Berisha ka 3.707 vota apo 16.48% të votave.

Muhaxheri zgjedhjet e fundit lokale më 2017 ka fituar pa balotazh ndërkohë që ai po synon të fitojë besimin e qytetarëve për mandatin e tij të tretë.

[20:40] Janë numëruar afër 30% të votave në komunën e Pejës ku vazhdon të prijë bindshëm kryetari aktual, Gazmend Muhaxheri.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Muhaxheri ka 59.41% të votave, apo 6.084 vota.

I dyti, por shumë larg me vota, qëndron Gazmend Agusholli i VV-së me 20.24% të votave apo 2.074 vota gjithsej.

I treti është kandidati i AAK-së, Rrustem Berisha me 19.39% të votave apo 1.986 vota.

(Kosova Sot Online)