Rufki Suma i humb zgjedhjet

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 22:52
Rufki Suma i humb zgjedhjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka përfunduar votimi në komunën e Hanin të Elezit.

Pas disa mandateve në krye të kësaj komune, kandidati i pavarur Rufki Suma nuk ka arritur që të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u ulur sërish në kolltukun e kryetarit.

Fitues i këtyre zgjedhjeve me 50.98% të votave, është Mehmet Ballazhi nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ndërkohë Suma në këto zgjedhje arriti që t’i marr vetëm 42.47% të votave të përgjithshme.

(Kosova Sot Online)