Një i plagosur në Skenderaj

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 23:07
Një i plagosur në Skenderaj

Një person është plagosur në Skenderaj nga një predhë plumbi, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

I plagosuri është një 33 vjeçar, i cili është lënduar si pasojë e një predhe të plumbit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

“Sonte rreth orës 20:45 është raportuar se në QKMF-Skenderaj, viktima i gjinisë mashkullore, i moshës 33-vjeçar, ka kërkuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimit nga një predhë plumbi”, tha zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti.


(Kosova Sot Online)