NISMA prin në Malishevë, ky është rezultati

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 23:35
NISMA prin në Malishevë, ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për votat e numëruara deri më tani në komunën e Malishevës.

Sipas 74.63% të votave, në komunën e Malishevës po prin kandidati i Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, me 5 mijë e 760 vota, apo 35.92%.

I dyti në Malishevë është Isni Kilaj i Partisë Demokratike të Kosovës, me 4 mijë e 351 vota, 27.14%.

Bajrush Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës deri më tani ka marrë 2 mijë e 843 vota, apo 17.73%.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka marrë 2 mijë e 372 vota, apo 14.79%.

Kastriot Berisha i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës deri më tani ka marrë 660 vota, apo 4.12 për qind, ndërkaq kandidati i pavarur Selajdin Bytyqi ka marrë 48 vota, apo 0.30%.

(Kosova Sot Online)