Numërohen mbi 95% të votave, Vitia drejt balotazhit

  • A.P /
  • 18 October 2021 - 00:16
Numërohen mbi 95% të votave, Vitia drejt balotazhit

Komuna e Vitisë pritet që të shkojë në balotazh në mes të LDK-së dhe të LVV-së.

Sipas të dhënave të KQZ, pas numërimit të më shumë se 95% të votave, Sokol Haliti i LDK-së ka marrë 41.04% të votave.

I dyti është renditur Arsim Ademi i LVV-së me 35.27% të votave.

I treti renditet Bekim Azizi i PDK-së me 23.69% të votave.

{23:15} Numërohen mbi 86% të votave në Viti, LDK dhe VV rrezikojnë të shkojnë në balotazh

Në komunën e Vitisë janë numëruar 86.21% të votave të përgjithshme, shkruan Gazeta Express.

Në bazë të rezultateve të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kjo komunë rrezikon që të shkojë në balotazh.

Nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë gara pritet të jetë në mes të kandidatit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Haliti dhe kandidatit të VV-së, Arsim Ademi.

Nga rezultatet e orës 23:09, Haliti po prin me 41.78% të votave, teksa Ademi me 35.08% të votave.

(Kosova Sot Online)