Kjo është mosha e të infektuarve me COVID-19 në 24 orët e fundit

  • A.P /
  • 19 October 2021 - 16:14
Kjo është mosha e të infektuarve me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes dhe 17 raste të reja me COVID-19.

Në mesin e 17 rasteve të reja të infektimit janë edhe dy fëmijë të moshës 0-9 vjeçare, shkruan lajmi.net.

Tre të infektuar të tjerë i takojnë moshës 10-19 vjeçare, ndërsa të infektuarit e tjerë i takojnë moshës mbi 20-vjeçare.

Sipas njoftimit të MSH-së, mosha e viktimës nga COVID-19 i takon grupmoshës 60-69 vjeçare.

(Kosova Sot Online)