Tragjedi ajrore, vdesin të gjithë në bord

  • A.P /
  • 02 November 2021 - 14:30
Tragjedi ajrore, vdesin të gjithë në bord

Pesë persona humbën jetën kur një avion i vogël komercial u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti në kryeqytetin e Sudanit Jugor, Juba, sipas zyrtarëve lokalë.

Viktimat ishin anëtarë të ekuipazhit të avionit, i cili ishte ngarkuar me fuçi karburanti. Avioni ishte një Antonov-26 i kompanisë lokale Optimum Aviation, sipas menaxherit të përgjithshëm të aeroportit në Juba.

Sudani i Jugut, i cili ka vuajtur nga një konflikt i armatosur gjatë dekadës së fundit, ka mungesë të infrastrukturës së besueshme të transportit tokësor, prandaj disa mallra transportohen nga ajri.

(Kosova Sot Online)