Nënshkruhet koalicioni i dytë në Prizren

  • E.K /
  • 03 November 2021 - 15:11
Nënshkruhet koalicioni i dytë në Prizren

Anëtari i AAK-së në Prizren, Ilir Baldedaj ka njoftuar se AAK-ja ka arritur marrëveshje me kandidatin e PDK-së, Shaqir Totajn për përkrahje në balotazhin e 14 nëntorit.

Baldedaj ka shkruar në Facebook se marrëveshja me PDK-në është parimore.

“Të nderuar qytetar të Prizreni! Te nderuara struktuara të AAK-së të të gjitha niveleve! Me lëjoni të ju njoftoj për arritjen e marrveshjes për në balotazh me kandidatin z.Shaqir Totaj . Marrveshja është parimore, ku pjesë të programi do të inkroporohen në qeverisjen 4 vjeqare, andaj ju ftoj që të gjithë ta bejmë ndryshimin e madh. Të katandisur nga turisti akutal kjo ishte rruga e vetme të cilën e kami zgjedhur për të ia dhënë Prizrenit një qeverisje të mirë. Na prift e mbara”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)