
Lexoni edhe:
Reagon Vetëvendosje pas koalicioneve në Prizren
Kryeministri Albin Kurti ka komentuar koalicionet e PDK-së, që kjo i bëri sot në Prizren për t’i fituar zgjedhjet me Shaqir Totajn, në balotazh kundër Mytaher Haskukës së VV-së.
Kurti tha se këto koalicione janë joparimore dhe po ndodhin për shkak të frikës nga VV-ja dhe kryetari Haskuka.
Reagon Vetëvendosje pas koalicioneve në PrizrenLexoni edhe:
“Koalicionet joparimore që po ndodhin janë koalicione të frikës nga VV-ja dhe kryetari Haskuka dhe kjo më së miri do të shihet më 14 nëntor. Ne po bëjmë gjithçka që balotazhi të shkoi në mënyrë të qetë, demokratike, të ndershme dhe të vazhdojmë me zgjedhje shembullore”, është shprehur Kurti.
PDK-ja në Prizren sot lidhi koalicioni me AAK-në dhe Nismën.
Kryetari Haskuka doli i pari në zgjedhjet e 17 tetorit duke marrë 40% të votave, ndërsa Totaj i PDK-së mori 31% të votave.
(Kosova Sot Online)