EMA në bisedime me AstraZenecan për aprovimin e dozës së tretë të vaksinës

  • A.P /
  • 04 November 2021 - 16:07
EMA në bisedime me AstraZenecan për aprovimin e dozës së tretë të vaksinës

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) është në bisedime me AstraZenecan për aprovimin e dozës së tretë të vaksinës së saj.

“AstraZeneca na ka paraqitur disa të dhëna të reja që mund të mbështesin miratimin e një dozë të tretë”, tha Marco Cavalieri, kreu i strategjisë së vaksinimit. “Ne do të diskutojmë me kompaninë nëse këto të dhëna janë të mjaftueshme për miratimin e dozës përforcuese apo nëse kemi nevojë për më shumë informacione,” shtoi ai.

Agjencia Europiane e Barnave deklaroi gjithashtu se shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Europian kanë miratuar përdorimin e dozave përforcuese të COVID-19 për personat më të rrezikuar, duke shtuar se “zgjerimi i dozave përforcuese për popullatën e përgjithshme mund të jetë hapi i ardhshëm”, raporton abcnews.al.

EMA paralajmëroi gjithashtu se numri i rasteve është në rritje në BE, duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.


(Kosova Sot Online)