
Lexoni edhe:
Çmimet e ushqimit u rritën edhe më tej në tetor
Është dita e shtatë prej kur nxënësit e gjimnazit më të njohur në prishtinë “Sami Frashëri” që nuk po e zhvillojnë procesin mësimor.
Kësaj radhe arsyeja nuk janë protestat e SBASHK-ut, e as çështja e pandemisë, siç rëndom ka ndodhur, por, bojkoti i mësimit nga ana e mësimdhënësve.
Ky bojkotim i mësimit nga ana e tyre erdhi si pasojë e emërimit të drejtoreshës së re të kësaj shkolle, Fahrije Retkoceri, e cila po kundërshtohet fuqishëm nga ta. Madje ky kundërshtim nisi me tensione të shumta mes profesorëve dhe përfaqësuesve të Komunës së Prishtinës.
Ata thonë se drejtoresha është emëruar nga një konkurs që është shpallur në mënyrë të paligjshme.
në një bisedë me profesorin e gjuhës frënge, Ilmi Reçica,mësohet se disa nga përfaqësuesit e mësimdhënësve kanë qenë në Komunë.
Çmimet e ushqimit u rritën edhe më tej në tetorLexoni edhe:
“Përfaqësuesit e mësimdhënësve kemi qenë në komunë, mësimdhënësit tjerë kanë qenë brenda, është dita e gjashtë që mësimi po bojkotohet. Kërkuam drejtoreshën e arsimit, Shpresa Shala, drejtorin e komunës por si gjetëm në zyret e tyre”.
Ai thotë se janë bërë disa ditë që mësimi po bojkotohet për shkak të emërimit të jashtëligjshëm të Retkocerit, si dhe sjelljes arrogante të saj në raport me mësimdhënësit qysh në ditën e parë.
Burime të Syrit bëjnë me dije se kjo çështje ka shkuar deri në KFOR, e që Reçica e konfirmoi duke pohuar se pas pretendimeve të drejtoreshës së është kërcënuar me jetë, ata janë intervistuar nga ana e KFOR-it si dhe Policisë së Kosovës.
“Mësimi po bojkotohet për arsye të sjelljes arrogante të drejtoreshës në raport me mësimdhënësve dhe emërimin e saj në mënyrë jo ligjore. Dje patëm takim me KFORI-n se gjoja se drejtoresha ka qenë e kërcënuar me jetë, mirëpo Policia e Kosovës ka ardhë e ka intervistu drejtoreshën dhe ka konstatu se ajo ka qenë imagjinatë ose shpifje e saj. Dhe derisa një drejtoreshë që shpif gjëra të tilla dhe kërcënon mësimdhënësit me kontrata qysh në ditën e parë dhe përdor fjalor jo të duhur me mësimdhënës ne mendojmë që s’duhet të jetë drejtoreshë e një shkolle elitë qysh është ‘Sami Frashëri’ “, shprehet profesori.
“Çështja ka shku deri në Polici dhe sigurinë e KFOR-it të cilët kanë ardhë na kanë intervistu sot, dhe kanë kërkuar edhe drejtoreshën, por e cila ka hyrë në një pushim mjekësor, dhe deri në atë masë ku duhet të ndërhyjë KFORI është e tepërt”, shprehet ai.
Reçica tutje bën me dije se ka marrë konfirmimin që sot do të takohen me kryetarin e komunës, Shpend Ahmeti si dhe drejtoreshën e arsimit, Shpresa Shala bashkë me përfaqësues të Këshillit të Prindërve.
Megjithatë, drejtoresha e sapozgjedhur, Fahrije Retkoceri, ka kundërshtuar të gjitha këto akuza duke paralajmëruar edhe masa disiplinore për bojkotimin e mësimit, derisa rreth situatës së krijuar aktualisht nuk i është përgjigjur telefonatave të redaksisë.
Në lidhje me këtë situatë kanë reaguar edhe Këshilli i Prindërve në Prishtinë duke shprehur pakënaqësitë lidhur me këtë bojkot që po ndodhë tash e katër ditë.
Në reagim thuhet se është e papranueshme bojkoti i procesit mësimor nga një grup i arsimtarëve, meqë këtë çështje siç thonë ata duhet ta trajtojnë organet përgjegjëse.
“Kryesia e Këshillit të Prindërve në Prishtinë shpreh pakënaqësinë e papranueshmërinë e plotë me bojkotimin e mësimit në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë – tashmë për të katërtën ditë. Arsyeja përse një grup arsimtarësh atje po shkaktojnë bojkotimin e plotë të procesit mësimor, për shkak të pakënaqësive me përzgjedhjen e drejtorit të ri, në procedura të zhvilluara nga institucionet përgjegjëse të arsimit, është krejtësisht e pajustifikueshme, kur këtë çështje duhet ta trajtojnë organet përgjegjëse. Vetëgjyqësia që këta arsimtarë po e bëjnë, në sy të të gjitha institucioneve shtetërore, përveç dëmit të madh që po ua shkaktojnë fëmijëve tanë (e edhe rrezikimit fizik të tyre nga shprehjet e pakontrolluara të pakënaqësisë), shfaq dhe tregon për prezencën dhe ndikimin që kanë strukturat joformale nëpër shkolla tona, dhe të cilat tentojnë të imponojnë me mjete joligjore vendimet e tyre krejt njëanshëm e jashtë rrugëve institucionale”, thuhet në reagim.
Edhe KMDLNJ-ja ka ftuar Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Prishtinës që të gjejë një zgjidhje sa më parë për këtë situatë të krijuar ngase sot është dita e 5-të që nuk po zhvillohet mësimi në këtë shkollë.
Sipas tyre, moszhvillimi i mësimit për një periudhë kaq të gjatë, e cila nuk dihet se kur do të përfundojë, është jashtëzakonisht shqetësuese për KMDLNJ-në, duke pasur parasysh se ka dy vjet që për arsye pandemike nuk është zhvilluar mësimi normal në institucionet shkollore.
Sipas KMDLNJ-së, në rastin konkret, nxënësit e kësaj shkolle po e pësojnë për faktin se pa fajin e tyre janë të përjashtuar nga procesi mësimor, duke ua shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut.
Kujtojmë se grevës i janë bashkangjitur 46 mësimdhënës, ndërsa dy të tjerë nuk janë pjesë e grevës.
(Kosova Sot Online)