
Bien temperaturat, parashikimi i motit për ditët në vijim

Nesër në Kosovë do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje të dobëta të shiut.
Më ftohët dhe me mundësi për reshje shiu do të jetë të martën.
Ky është parashikimi i motit:
Të shtunën mundësi për reshje të dobëta shiu dhe rënie e temperaturës gjatë ditës. Nga e diela sërish ngrohtë me vransira e diell.
5.11.2021 – Dita e shtunë parashihet të mbajë mot i vranët me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu, dhe një rënie të temperaturës. Nga dita e diel sërish më ngrohtë me vransira e diell. E kryesisht vranët por me mot të butë parashihet dita e hënë, me mundësi për riga lokale shiu orëve të mbrëmjes. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten kushte edhe për mjegull.
Të martën më ftohtë kryesisht me vransira e mundësi për riga lokale shiu.
Të shtunën gjatë ditës cilësia e ajrit, do të jetë në vlera të pranueshme. Më pas gjatë mbrëmjes periudhat më të gjata të qetësisë mbajnë ndotësit më afër sipërfaqes, e indeksi fillon të kaloj në vlera të dobëta. E nga dita e diel cilësia e ajrit në shumicën e stacioneve do të jetë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.
6.11 – Kryesisht vranët. Herët në mëngjes, e më vonë pasdite e në mbrëmje, me mundësi për reshje të dobëta shiu.
7.11 – Ngrohtë, me vransira e ditën edhe intervale me diell. Në mëngjes, në ultësira mundësi për mjegull apo mjegullinë.
8.11 – Kryesisht me vransira e butë. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull. Pasdite dhe në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.
9.11 – Kryesisht me vransira e më ftohtë, me mundësi për riga lokale shiu.
10.11 – Kryesisht me vransira, herët në mëngjes me mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 8C e 10C, e të mërkurën zbresin deri në 5C, ndërsa maksimalet pas një rënie ditën e shtunë, të dielen shënojnë sërish rritje deri në 20C, e të martën zbresin në 12C.
Të shtunën do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare 4-8m/s nga verilindja, e nga e diela e lehtë nga juglindja 1-4m/s.
Shtypja atmosferike në rritje ditën e shtunë, e më pas me tendencë të rënies deri të hënën.
Sipas njoftimit të tyre nga e diela pritet që të ketë sërish stabilizim të motit.
(Kosova Sot Online)