Devetë ikin nga cirku dhe dalin rrugëve të Madridit

  • A.P /
  • 05 November 2021 - 23:01
Devetë ikin nga cirku dhe dalin rrugëve të Madridit

Tetë deve u panë rrugëve të Madridit në Spanjë në orët e para të së premtes pasi u arratisën nga një cirk, tha policia.

BBC raporton se cirku Quiros Circus, fajësoi “sabotimin” nga aktivistët e të drejtave të kafshëve.

Kafshët u pranë në orët e para të mëngjesit në distriktin jugor të Carabranchel, afër vendit ku ndodhet cirku.

“Oficerët u kujdesën për to në mënyrë që të mund të ktheheshin “të sigurt dhe të shëndoshë”, tha policia.

Devetë arratisen nga cirku dhe dalin rrugëve të Madridit

Menaxheri i cirkut, Mati Munoz, tha se gardhi elektrik rreth rrethimit të kafshëve ishte prerë.

Ai e drejtoi gishtin nga aktivistët për të cilët tha se protestonin çdo vit kundër cirkut.

(Kosova Sot Online)